Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Futbollisti tremb “bardheblutë”, Torasa vazhdon i dëmtuar. Ja formacioni i mundshëm…

Agustin Torasa vazhdon që të ketë probleme me gjurin. Argjentinasi dje nuk zhvilloi më shumë se 20 minuta stërvitje dhe më pas u detyrua të linte lojën, pasi ndiente dhimbje në gju. Futbollisti i kampionëve u largua nga fusha me bar sintetik i shoqëruar nga stafi mjekësor.

Gjithsesi, për momentin nuk ka alarm, por gjendja e tij do të monitorohet deri para sfidës me Apoloninë. Nuk është çudi që Torasa të lihet pushim nga drejtuesit e skuadrës. Duke parë situatën e Torasës deri titullarët nuk i la më shumë se një orë në fushë, ndërsa stërvitjen e mbylli me lojtarët rezervë.

FORMACIONI – Me Torasën në dyshim Dede la të kuptohej se vetëm shumë nga titullarët e kishin vendin e sigurt. Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari luajnë në mbrojtje. Në mesfushë dyshja Batha-Toli. Majtas luan Ismajlgeci. Toshevski dhe Halili në krahun e djathtë luftojnë për një fanellë titullari.

Muçi e Torasa do të jenë në 11-she, ndërsa Danso e Sasraku duelojnë për fanellën e mbetur në sulm. Me shumë mundësi Sasraku do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Danso do ta nisë nga stoli i rezervave, pasi stafi nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij.

Related posts

16 VJET KONTRIBUT PËR KOMBËTAREN TONË/ Ditë historike për “Tifozat Kuq e Zi”, ja ngjarja e veçantë

Delo.autor

NUMËR ZHGËNJYES PËR KOMBËTAREN/ Ja sa bileta janë shitur deri para ndeshjes me Moldavinë

Delo.autor

Lucas Biglia do të jetë i aftë për Argjentinën në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment