Futboll Sport

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Sulmuesit Uzuni nuk i bëhet realitet ëndrra e përballjes me “Pleshtin”, ja aryseja…

Ylli i Barcelonës Lionel Mesi është lënë sërish jashtë listës së grumbullimit për ndeshjen kundër Ferencvaroshit ditën e nesërme në Hungari. Tekniku i katalanasve Ronald Kuman nuk e ka marrë me vete kapitenin e skuadrës teksa ekipi e ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Të njëjtën gjë, holandezi bëri dhe në sfidën me Dinamo Kievin në Ligën e Kampioneve duke lënë jashtë Mesin.

Me shumë gjasa, Mesi mund të jetë në fushë kundër Kristiano Ronaldos në sfidën e fundit të Ligës së Kampioneve për fazën e grupeve.

Për futbollistin e Ferencvaroshit dhe Shqipërisë, Myrto Uzuni, nuk i realizohet ëndrra e përballjes me yllin Mesi, teksa mungoi në sfidën e parë me katalanasit për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.

Related posts

Matuidi gëzon tifozët e Juventus me këtë deklaratë para ndeshjes me Realin

Sadik.Autor

“NE JEMI NGJITUR NGA KATEGORIA E PARË”/ Trajneri Dovedan i qartë: Nuk kërkoj kryesimin sepse…

Delo.autor

Isco mbetet pa vend në formacionin bazë, kthehet sërish në çështje

Q.Autor

Leave a Comment