Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Martini: Jemi në formë të mirë. Kemi përballë një kundërshtar të fortë, por…

Teuta luan ditën e nesërme ndaj Laçit, në një ndeshje ku durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, që këtë sezon e kanë shijuar vetëm njëherë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, trajneri i durrsakëve, Edi Martini është shprehur se skuadra e tij nuk ka pasur fat, teksa shton më tej se e shikon gotën gjysmë plot, duke thënë se as të tjerët nuk po e mundin skuadrën e tij.

“Nuk mendoj se ishte rezultat i drejtë me Partizanin. Ne duhet ta fitonim ndeshjen, patëm raste. Jo se ata nuk patën raste, por ne luajtëm më mirë, e mbajtëm më shumë topin, patëm raste më shumë, për të mos harruar edhe penalltinë. Duhet ta fitonim ndeshjen. Problemi që nuk po fitojmë ndoshta është te fakti që nuk po munden të tjerët të na mundin. Po e shoh gotën gjysmë plot. Me të vërtetë nuk po fitojmë, por as nuk po na mundin dot, as me rezultate, as me lojë. Kështu që shpresoj që kjo gjë ta ndryshojë.

Nuk besoj se është vetëm çështje e sulmit, është thjesht çështje fati, momenti. Jam i sigurt që fitorja do të vijë, madje me lojëra më bindëse. 3 gola në shtatë ndeshje? Janë pak, normalisht. Edhe kur kam qenë futbollist më ka ndodhur diçka e tillë, madje gjatë karrierës disa herë më ka ndodhur. Është moment “jo”, që mendojmë se do ta kalojmë shpejt.

Laçi? Futemi në fushën e lojës të fitojmë, si në çdo ndeshje. Normalisht e dimë se kemi përballë një kundërshtar të fortë, por detyrimi ynë është të marrin tre pikët. Jemi në formë të mirë dhe me pak fat mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen. Nuk pres asgjë tjetër, veçse të bëjmë më shumë vertikalizime, të shkojmë te porta kundërshtarë e të shënojmë për të marrë tre pikët.

Related posts

Luis Enrique si asnjë tjetër/ Shikoni mënyra e veçantë që prezantoi listën e Spanjës (VIDEO)

Isa.Autor

“ALO PAULO, JAM SERGIO RAMOS…”/ Zbulohet biseda mes legjendës së Realit dhe drejtorit teknik të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1 NXJERR SEKRETET/ Pas miratimit të rregullave të reja, ja si do të jenë makinat e vitit 2021 (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment