Futboll Sport

SHORTI I CHAMPIONS/ Duel titanësh për Realin dhe Barcelonën, Juventus me fat, ja 8 përballjet…

Përfundoi shorti i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, i mbajtur sot në Nion të Zvicrës. Goglat prenotuan sfida mjaft interesante për fazën e parë “knock-out” të këtij aktiviteti. Dy lojtarët e Shqipërisë Tomas Strakosha Berat Gjimshiti do të luajnë sfidën e jetës. Gardiani i Lacios do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Bajern Mynihut, kurse qendërmbrojtësi i Atalantës duhet të luajë ndaj ekipit më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve Real Madrid. Barcelona ka një duel titanësh me PSG-në, e cila do të jetë një përplasje individuale mes Lionel Mesit dhe Nejmarit.

Shorti ka qenë me fat për Juventusin. Kampionët e Italisë përballen me Porton. Liverpuli i Klopit do të ketë një sfidë shumë interesante me Lajpcigun, i cili vjet arriti në fazën gjysmëfinale të garës.

Atletiko Madrid-Çelsi është një tjetër duel i ethshëm. Ndërkohë, Mançester Siti i Pep Guardiolës luan kundër Borusia Mynshenglabahut.

Sipa programit, ndeshjet e para do të luhen në fushën e skuadrës të zgjedhur e para nga goglat. Champions League rikthehet në muajin shkurt, ku faza e 1/8-ave luhet në datat 16/17/23/24 shkurt (akti i parë) dhe 9/10/16/17 mars (akti i dytë)

Përcaktimi i ditëve të ndeshjeve do të shpallet sot mbasdite.

Related posts

TALENTI GJERMAN/ Lukas Kolstermann, një lojtar “jolly” për mbrojtjen e Bayernit

Isa.Autor

Kampionati i TAEKWONDOS/ Sportisti SHQIPTAR valvit flamurin KUQEZI në SERBI

Isa.Autor

Reali merr vendimin e madh për Bale dhe Benzema

Q.Autor

Leave a Comment