Futboll Sport

SUPER GAFË NË KAMPIONATIN RUS/ Ja momenti kur ish-futbollisti i Liverpool realizon autogolin e vitit… (VIDEO)

Ish mbrojtësi i Liverpool dhe Southampton, Dejan Lovren, dje shënoi një nga autogolët më spektakolarë në vitet e fundit duke i dhënë vetëm përkohësisht barazimin Spartak Moskës, pasi ndeshja në fund u mbyll 3-1 për Zenit Shën Pjetërsburg.

Në një aksion pa pretendime të ekipit mik, gjatë krosimit, topi përfundoi te shoku i tij i ekipit që me kokë ia ktheu Lovren në qendër dhe që duhet thjesht t’ia ulte me gjoks portierit të tij.

Por, kapiteni i Zenit e goditi më shumë seç duhej dhe topi kaloi mbi kokën e portierit si një parabolë duke përfunduar në rrjetë.

Për fat, Zenit reagoi dhe shënoi edhe dy gola të tjerë.

VIDEO

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja super ndeshjet që do t’iu bëjnë MILIONERË sot në Champions (FOTO)

F.autor

“DRITË JESHILE” NGA GENOA/ “Kuqezinjtë” parakalojnë Realin për Piatek! Ja formula e duhur

Delo.autor

PERFORCIMI I PARË/ Koeman do yllin e Liverpoolit në Barcelonë

Delo.autor

Leave a Comment