Futboll Seria A Sport

“TË MBROJMË VETEN TONË DHE…”/ Ish-mesfushori i Milanit mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës (VIDEO)

Ish-mesfushori i Milanit i cili aktualisht aktivizohet tek skuadra e Sasuolos, Manuel Lokateli shfaqet njësoj si Ibrahimoviç dhe Dibala.

Manuel Lokateli është shfaqur duke bërë një spot për të dhënë një mesazh inkurajues, ndërgjegjësimi dhe sensibilizues për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës në frenimin e COVID-19.

Ibrahimoviç mesazhin e tij e bëri në bashkëpunim me Krahinën e Lombardisë, Dibala me Krahinën e Piemontes ndërsa Lokateli këtë spot e realizon në bashkëpunim me bashkinë e Lekos, duke e titulluar këtë video “Vlera e jetës”.

Mesfushori 22-vjeçar i kombëtares italiane në video ka thënë këtë mesazh:

“Muajt e fundit kanë qenë të shënjuar nga frika, pasiguria dhe humbja e lirisë. Humbja e të shkuarit ku dëshironim, të frekuentonim miq të rinj, të përqafonim personat më të shtrenjtë. Këto janë gjeste natyrale. Shpresa për një të ardhme më të mirë, dhe qartësia për të ndërtuar pavarësisht vështirësive. Na drejton, na jep forcë për të rezistuar dhe të mposhtim frikën. Të gjithë së bashku të vetëdijshëm për jetët tona! Ne nuk dorëzohemi, të mbrojmë veten tonë, dhe personat që dashurojmë.”, ky ishte mesazhi i Manuel Lokatelit i cili i bën thirrje të gjithëve të përdorin maskën dhe të jenë të përgjegjshëm në prag të festave të fundvitit.

Related posts

Rafinha do të mbetet në Barcelonë

Isa.Autor

SUPER PAMJET! Pak orë para FINALES së madhe, shihni ÇMENDURINË e tifozëve në Londër

F.autor

ÇMIMI DO TË JEPET SOT/ Kush do e fitojë Topin e Artë?

Delo.autor

Leave a Comment