Futboll Sport

“THE BEST”/ Lojtari më i mirë për vitin 2020. Ja kush janë TRE finalistët

Krijuesi i “Topit të Artë” të famshëm, France Football ka vendosur të mos japë çmimin prestigjioz këtë vit.

Nga ana e FIFA-s, edhe pse pati ndërprerje të kompeticioneve, shtyrje dhe anulime ata mendojnë se lojtarët e futbollit meritojnë të shpërblehen.

Përcaktuar në fund të një procedure votimi duke mbledhur së bashku votat e kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha ekipeve kombëtare në botë, votat e mbështetësve në internet, si dhe zgjedhjet e një paneli me më shumë se 200 përfaqësues të mediave, çmimet e FIFA-s për vitin 2020 do të shpërndahen këtë vit në një ceremoni më 17 dhjetor.

Të hapura nga 25 nëntori deri më 9 dhjetor, votat kanë caktuar tashmë tre finalistë në secilën kategori. Për atë të lojtarit të vitit, Cristiano Ronaldo (kampion Italie me Juventusin), Lionel Messi dhe Robert Lewandowski (Fitues i Bundesligës, fitues i Kupës së Gjermanisë dhe fitues i Ligës së Kampionëve me Bayern) formojnë podiumin. Duhet të presim edhe gjashtë ditë të tjera për të njohur identitetin e fituesit.

Related posts

GATUSSO DREJT SHKARKIMIT/ I kërkohen 6 pikë brenda 2018ës për të…

Delo.autor

“Gafa” e Alisson nuk pengon LIVERPOOLIN/ “Të kuqtë” kryesojnë me pikë të plota (VIDEO)

Isa.Autor

VALENCIA-BARCELONA/ Super Aubameyang, shënon golin e parë për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment