Futboll Sport

U PËRZGJODH NË NJË GRUP ME KOSOVËN PËR BOTËRORIN 2022/ Mediat serbe: UEFA shmangu skandalin (FOTO)

Në shortin e hedhur në Zvicër, Kosova fillimisht u përzgjodh në grupin A, aty ku bënte pjesë Serbia dhe Portugalia.

Megjithatë, për shkak se ishte vendosur që shtetet që kishin probleme politike nuk do të lejoheshin në të njëjtin grup, e zhvendosën Kosovën në grupin B, aty ku ndodheshin Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Pikërisht për këtë, mediat serbe kanë shkruar se UEFA shmangu një skandal gjatë shortit. “Serbia u shortua në të njëjtin grup me të ashtuquajturën Kosovë.

Megjithatë UEFA e parandaloi këtë skandal. Kosova shkoi në Grupin B, ku do të luajë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Interesante është që vetëm Suedia nga ky grup e njohu Kosovën si një shtet të pavarur”, shkruan media serbe “Kurir”.

Related posts

Orë ZJARRI për Jose Mourinho, mes SHPRESËS dhe DRITHËRIMAVE të SHAKRKIMIT

Isa.Autor

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit

Sadik.Autor

RRIHNI BURRIN GJATË KOHËS QË…/ Rrjetet sociale SULMOJNË KHABIB pas komentit SEKSIST (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment