Futboll Seria A Sport

YLLI I MILANIT VUAN JASHTË FUSHAVE/ Klubi historik portugez tani i mban para nga rroga, ja arsyeja…

Pavarësisht golit historik ndaj Sassuolo (më i shpejti në Europë dhe Serie A) Rafael Leao nuk po kalon moment të lumtur jashtë fushe, pasi duhet t’i japë 16.5 milion euro Sporting Lisbonës pas vendimit të gjyaktës së arbitrazhit sportiv.

Përfundimi i njëanshëm i kontratës i cili ndodhi në 2018 pas agresionit nga disa tifozë portugezë nuk ka kaluar me një tolerim!

Miguel Braga, shefi i komunikimit për Sporting Lisbon, foli sot dhe, në televizionin zyrtar të klubit, bëri deklaratat e mëposhtme:

“Rafael Leao? “Sporting, i ballafaquar me atë që është me të drejtën e ligjit, po vepron në mënyrën e duhur për të siguruar që rimbursimi të bëhet. Ne e dimë që lojtari nuk ka kundërshtuar konfiskimet e pasurive.

Për më tepër, një pjesë e pagës së tij do të mbahet për të arritur shumën që na takon. Është mënyra normale për të vepruar në një situatë të tillë”.

Related posts

Operacioni ‘fshesa’/ Largohet nga Milani, befason me klubin e ri

Sadik.Autor

“DERBI NJË STIMUL”/ Inzaghi: Gjysmëfinale ëndrrash. Martinez “kërcënon” Milanin

F.autor

ZYRTARE/ Skënderbeu bën merkato te skuadra kosovare, merr një sulmues dhe një mesfushor

Delo.autor

Leave a Comment