Futboll La Liga Sport

ZBULON MAKTHIN ME “JASHTËTOKËSORIN”/ Portieri Oblak: Shikon gjithçka, po lëvize të ndëshkon

Jan Oblak i ka thurur elozhe Lionel Messi-t.

Portieri i Atletico Madrid përballet prej vitesh në La Liga me Pleshtin dhe, shpesh, ka qenë viktimë e magjive të argjentinasit.

“Është akoma më i miri në botë”, ka thënë Oblak për Sky Sports.

“Ka shënuar shumë gola kundër meje… Me të vërtetë shumë! Por është një lojtar i madh, i jashtëzakonshëm, më i miri që ekziston. Ndodh shpesh që ai të shënojë dhe unë të mos e kuptoj si e bëri”.

“Mendon se je afër që ta presësh topin, por nuk është kështu. Ndonjëherë duket sikur nuk gjuan në portë dhe se po pason, dhe shënon gol”.

“Nuk e di kurrë se çfarë mund të bëjë. Ai është i zoti në gjithçka. Ndonjëherë nuk e shikon. Ndoshta mendon se nuk është i rrezikshëm dhe shënon”.

“Cila do të jetë e ardhmja e Messi-t? Nuk e di. Di vetëm se nuk do të ndalet në 644 gola dhe do të vazhdojë përpara. Shpresoj vetëm që të mos shënojë kundër meje”, ka përfunduar Oblak.

Related posts

ZYRTARE/ Polonia lë “thatë” De Biazin, zyrtarizon trajnerin e ri

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 1-0

Delo.autor

Bayern Munich refuzon shkëmbimin Martial-Boateng

Sadik.Autor

Leave a Comment