Bundesliga Futboll Sport

ANALIZË/ Bayern, boshllëk në mbrojtje. Skuadra e Flick thyhet lehtësisht në prapavijë

Bajerni i Mynihut nuk arriti të merrte në sh tëpi një fitore që do të thoshte shumë në luftën për titull. Kampionët edhe pse kryesonin 0-2 ndaj Gladbahut, u përmbysën nga skuadra vendase që në fund doli e fituar nga takimi më i rëndësishëm i javës së 15-të.

Ajo që bie në sy te bavarezët është edhe pësimi shumë i lehtë i tri golave. Në një analizë të bërë nga mediat gjermane, është pikërisht ky reparti që Hansi Flik duhet të punojë më shumë për të korrigjuar gabimet. 3 nga 5 golat e pësuar ndaj Maincit një javë më parë dhe ndaj Gladbahut, kanë vënë në pah vështirësitë që kanë kampionët në rreshtimin prapa duke lënë shumë hapësira boshe.

Skuadra mesatare si Mainci kanë arritur të depërtojnë në thellësi duke shënuar lehtësisht në portën e Manuel Nojerit. Ajo që bie në sy nga fotot nuk është vetëm vendosja e gabuar e mbrojtësve por edhe përqendrimi i tyre në momentet kur kundërshtari sulmon shumë larg.

Kjo u pa edhe në topat e gjatë në të cilat Bajerni u gjet i papërgatitur. Trajneri Flik duhet patjetër të përfshijë në fazën mbrojtëse edhe mesfushorët e tij kjo pasi në shumë raste mbrojtësit e skuadrës gjenden të vetëm në sulmet e kundërshtarëve.

Markimi një kundër një është i realizueshëm ndaj skuadrave më pak do të dobëta por kur bëhet fjalë për skuadra të mira teknikisht si Gladbah, Lajpcig apo Leverkusen, ai lloj markimi mund të jetë fatal për skuadrën.

PËRFOCIMET

Edhe pse Flik u shpreh se skuadra e tij nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë, realiteti qëndron ndryshe. Bajerni edhe pse ka një skuadër të kompletuar të në gjitha repartet, prapë i mungon ajo gjëja më shumë. Jo më kot drejtuesit e klubit më të titulluar në Bundesligë po mundohen të mbyllin sa më parë marrëveshjen me gjigantin e mbrojtjes së Lajpcig, Djot Upamekano.

Francezi shihet si lojtari i duhur për skemat e Hansi Flik i cili në sezonin e ardhshëm do të duhet të heqë dorë nga David Alaba që do të largohet nga kampionët. Gjithsesi, për momentin duket se Flik nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të vazhdojë të punojë me lojtarët që ka në dispozicion.

Niklas Zyle dhe David Alaba do të kenë një punë të vështirë deri në fund të sezonit duke munduar të shmangin gola të tjerë. 24 gola në 15 ndeshje janë shumë për një skuadër që sezonin e kaluar ka fituar gjithçka në Gjermani dhe në Europë.

Related posts

E BUJSHME/ Granit XHAKA nuk ka pranuar të luaj ndaj Leicester

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1982: Shkëlqen Brazili, por Paolo Rosi i jep trofeun Italisë (FOTO)

Isa.Autor

NBA, Rockets “knockdown” nga Warriors, s’mjaftojnë 41 pikët e Harden

Sadik.Autor

Leave a Comment