Futboll Premier League Sport

CARABAO CUP/ Dyshja Stones-Fernandinho mposht Manchester United dhe siguron biletën në finale

Manchester City ka mposhtur 2-0 Manchester United në gjysmëfinale e Carabao Cup dhe është kualifikuar në finale.

Ndeshja e luajtur në Old Trafford është vendosur në pjesën e dytë.

Qytetarët e kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 50-të me John Stones dhe e kanë mbyllur atë me Fernandinho-n në të 83-ën.

Braziliani (35 vjeç e 247 ditë) është golashënuesi më i vjetër i City-t në këtë kompeticion pas Frank Lampard (36 vjeç e 96 ditë) kundër Sheffield Ëednesday në shtatorin e 2014-ës.

Skuadra e Pep Guardiola do të përballet në finale me Tottenham-in e Jose Mourinho-s.

Related posts

E FRIKSHME/ Ish-trajneri i Anglisë në GJENDJE TË RËNDË, humb ndjenjat në studio dhe… 

Isa.Autor

Ibrahimovic kundër kritikëve në Suedi: Jam më i miri, tjetër si unë nuk keni!

Q.Autor

Spekulimet për largimin nga PSG, Neymar: Ky është veç fillimi!

Q.Autor

Leave a Comment