Futboll La Liga Sport

COPA DEL REY/ Portieri Ter Stegen bën “heroin” tek penalltitë, Barcelona kualifikohet në finale

Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës, teksa ka mposhtur pas gjuajtjes së penalltive Real Sociedadin, pas kohës së rregullt që u mbyll në barazim 1-1.

Skuadra e Kuman kaloi e para në avantazh falë një supergoli të Frenki De Jong, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Grizman në minutën e 39’, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Që në fillim të pjesës së dytë, Sociedadi u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 51’ me Ojarzabal që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj, ndeshja u bë akoma më e bukur, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste për shënim, por pa sukses.

Rezultati nuk ndryshoi as pas kohës shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Aty portieri i Barcelonës Ter Shtegen bëri heroin, duke mbrojtur dy gjuajtje të Sociedadit, ndërsa një u përplas në shtyllë. Barcelona kualifikohet kështu në finalen e Superkupës, ku do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Atletik Bilbao.

Related posts

Man City gati për blerjen e shekullit/ Ofrojnë 225 milionë euro për “FERRARIN”

Isa.Autor

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Delo.autor

Statistikat: Lushnja i shënon gjithmonë, por fiton Skënderbeu

Q.Autor

Leave a Comment