Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Vllaznia bën goditjen e madhe në merakto, mesfushori vjen nga Milan në huazim

Vllaznia që kryeson kampionatin shqiptar pas goditjes Avdijaj në sulm duket se së shpejti do të sigurojë edhe një mesfushor që mbërrin nga të rinjtë e Milanit.

Sipas asaj që lajmërojnë mediat italiane (Tuttomercatoweb), bëhet fjalë për mesfushorin e datëlindjes 2000, Emir Murati dhe që pritet të transferohet në huazim te kuqeblutë deri në fund të sezonit.

Aventura e tij e fundit ka qenë te Pro Sesto në Serie C, por nuk ka gjetur hapësira dhe u kthye në bazë.

Murati është rritur në sektorin kuqezi dhe ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë.

Dikur konsiderohej si talent i Akademisë kuqezi, por ecuria e tij nuk përmbushi pritshmërinë.

Related posts

DORËZOHET SHQIPËRIA/ Kuqezinjtë pësojnë disfatë ndaj Ukrainës dhe bien nga Liga B

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dikur lojtar i Barcelonës, nuk do ta besoni ku është transferuar Yaya Toure

Delo.autor

ZYRTARE/ Milani prezanton Alvaro Moratën, zbulohet detajet e kontratës dhe numri që do të mbajë spanjolli

F.autor

Leave a Comment