Futboll Sport

E FUNDIT/ Disiplina publikon vendimet, pezullohen me 7 ndeshje dy lojtarë. ja emrat…

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet e fundit, në lidhje me ndeshjet e luajtura në fundjavë.

Nuk ka dënime apo pezullime për skuadrat e Kategorisë Superiore, teksa ato janë për skuadrat e moshave. Lojtëratë e Besëës U-15, Ervin Salliu dhe Rejfat Aga, janë pezulluar me 7 ndeshje, pëtr goditje me grusht ndaj kundërshtarit.

VENDIMET E PLOTA:

1. Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i FC Besa U-15, Ervin Salliu, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FC Besa U-15, Rejfat Aga, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Juxhino Zeqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Geralb Smajli, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Rrëzimin e kërkesës së Sh.F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana – AS Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

9. Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, për rishikimin e Vendimit nr. 12 datë 13.01.2021 të Komisionit të Disiplinës, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria e nis me fitore: Xhaka trondit Izraelin, Strakosha bën HEROIN

Isa.Autor

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

F.autor

“KUSH NUK KËRCEN ËSHTË…”/ Inter feston dhe ngacmon “Kuqezinjtë”. Pamjet e publikuar nga Sanchez bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment