Futboll Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ Trajneri jep dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Parë pak ditë pasi u emërua

Besmir Shabani jep dorëheqjen nga Oriku. I emëruar në mbyllje të fazës së parë pas shkarkimit të Eqerem Memushit, trajneri ka vendosur që të largohet. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, është vetë vlonjati që konfirmon “divorcin”. Ai sqaron se po largohet për arsye personale, ndërsa falënderon ekipin dhe drejtuesit e klubit që besuan tek ai.

“Nga sot (dje) nuk do të jem më pjesë e Orikut. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale. Falënderoj djemtë për atë kohë që punuam bashkë. Ata dhanë maksimumin në këto dy ndeshje mjaft të vështira që i përgatitëm së bashku. Gjithashtu edhe administratorin Gëzim Çapo për besimin e dhënë, si dhe drejtorin Albert Haxhija që ishte pranë meje dhe ekipit në çdo kohë.

I uroj shumë suksese Orikut. Mirënjohje dhe vlerësim maksimal për ata që besuan tek unë”, përfundoi Shabani që drejtoi Orikun vetëm në dy ndeshje. Sakaq, nga ekipi ka ikur edhe Gëzim Hyska. Destinacioni i sulmuesit vlonjat është Erzeni, me të cilët ka firmosur tashmë.

Related posts

Balotelli pret ftesën: Nëse më telefonojnë, jam gati të rikthehem me kombëtaren

Q.Autor

“POGBOOM” NGA ITALIA/ Francezi kampion bote do të rikthehet te Juventusi

Isa.Autor

I theu rekordin në “Premier League”, Drogba: Ja çfarë më shkruante Salah kur ishim te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment