Futboll Premier League Sport

“ËSHTË NJË KOLEG QË E RESPEKTOJ”/ Mourinho: Unë dhe Klopp nuk jemi miq, por…

Jose Mourinho ka folur për tema të ndryshme në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së Premier League kundër Tottenham.

Në lidhje me merkaton: “Dele Alli do të qëndrojë këtu, siç kam thënë gjithmonë. Nuk po luan vetëm sepse në këtë moment është i dëmtuar”, ka thënë Mou.

Në lidhje me Klopp: “Nuk jam një mik i Jurgen sepse nuk kam patur kurrë kohë për të krijuar një marrëdhënie. E shikoj dy herë në vit, pesë minuta para ose pas ndeshjes. Është një koleg që e respektoj, nuk kam probleme me të”.

Të Kuqtë janë skuadra më e goditur nga dëmtimet në këtë sezon: “Klopp nuk mund të bëjë mrekulli, Në këto situata mundet vetëm të limitosh dëmet. Nuk është e mundur të zëvendësosh një lojtar si Van Dijk. Siç nuk mund ta bënim ne kur humbëm Kane”.

Related posts

LARGIMI I TRAJNERIT DEDE/ Tre emra të njohur në tavolinën e Halilit, ja kandidatët për stolin e Tiranës…

Delo.autor

Petraq Bifsha: Kamza e meritoi fitoren, sezon i dështuar

Sadik.Autor

“GARDIANI” SHMANGU HUMBJEN NDAJ GJERMANISË/ Enrique: Me fat të kemi De Gean, portier i madh!

Delo.autor

Leave a Comment