Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra italiane zgjedh trajnerin e ri. Ja kush do i drejtojë…

Flitej prej kohësh, por tani është zyrtare, Roberto D’Aversa është rikthyer ne drejtimin e Parmës.

45-vjeçari u largua nga skuadra në gusht të vitit të kaluar, teksa vendin e tij e mori Fabio Liverani, i cili qëndroi për 5 muaj, teksa ditën e djeshme u shkarkua pas rezultateve negative të regjistruara deri në këtë fazë të kampionatit.

Parma ndodhet në një situatë të vështirë, teksa pas 16 javëve, ka regjistruar vetëm  12 pikë dhe renditet në vendin e 18-të. Të ndodhur në këtë situatë,  drejtuesit vendosën të rikthejnë në drejtimin e skuadrës D’Aversan, në drejtimin e së cilit skuadra zhvilloi një sezon të shkëlqyer.

Related posts

LIVE/ Kolumbia i bën “tris” Polonisë  me golat e Falcaos e Cuadrados (VIDEO)

Isa.Autor

Betis-Real/ Mbaron pjesa e parë, shokohen “Los Blancos”

Q.Autor

NJË MAKINERI QË NUK NDALET/ “Maratonomaku” Brozovic vendos rekord në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment