Futboll Sport

HABIT Ish-futbollisiti i Realit: Kam7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam…

U trumbetua me të madhe se do të ishte një nga yjet më premtues të futbollit Europian, por Rojston Drenthe rezultoi një zhgënjim. Holandezi u ble nga Real Madridi vetëm 20 vjeç dhe u larguar 3 vite më vonë.Pas kësaj eksperience, Drenthe ka luajtur vetëm në ekipe, që sigurisht nuk janë të jashtëzakonshme dhe tani, në moshën 33 vjeç, pas një “pensionimi” të parë dhe karriere si reper, është nën kontratë me Rasing Mursia, një klub amator nga “Tercera Division”.

Por, ajo që ka rënë në sy është pesha e tij gjatë seancës së parë stërvitore me skuadrën e re. Hera e fundit që Drenthe ka luajtur futbolli ka qenë viti 2019 kur mbronte ngjyrat e Sparta Roterdam,

Në një rrëfim të fundit, për “El Partitazo de Cope”, Drenthe u ndal tek aventura e re futbollistike, por jo vetëm. Edhe jeta e tij ishte padyshim një temë diskutimi:

“Unë kam shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme, por tani jam beqar. Unë duhet ta marr veten ngadalë, pasi nuk jam në gjendje të luaj. Mendoj se duhet të humbas 3 kilogramë si fillim. Por, nga e hëna futem në dietë. Fatkeqësisht, gjithmonë kam ngrënë shumë, tezet e mia gatuajnë shumë mirë,

Qëllimi është të tregoj se nuk jam këtu për të mashtruar askënd, por për të kuptuar se çfarë do të thotë trupi im. Real Madridi? Kam kujtime të shkëlqyera, Madridi është shtëpia ime. Në fillim shoku im më i mirë ishte Robinjo, pastaj edhe Guti’’, u shpreh Drenthe.

Related posts

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United mposht me përmbysje Southampton, Cavani “HERO” me dopietë

Delo.autor

DISFATA NDAJ VERONËS/ Ronaldo: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Delo.autor

TRE HERË MË SHUMË PIKË SE CR7/ Flet Van Dijk: Ishte një rrugë e gjatë, por…

Delo.autor

Leave a Comment