Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC NË FESTË/ Ylli i Milanit mund të luajë në kampionatin europian

Suedia mund të ketë sërish pjesë të saj ish-kapitenin Zlatan Ibrahimoviç. “La Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi veteran është pajtuar me teknikun Jane Anderson pas debateve të ashpra që patën vitin e fundit në adresë të njëri-tjetrit, ku Ibra kundërshtoi lënien në stol të lojtarit të Juventusit, Dejan Kulusevski në një takim të Suedisë.

Anderson dhe Ibra u takuan në muajin nëntor, duke pranuar se 39-vjeçari nuk e ka akuzuar për racizëm.

Ibra  e ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish me Suedinë 4 vite pasi u tërhoq nga ekipi kombëtar verdheblu. Në këtë mënyrë, ekzistojnë të gjitha mundësitë që Ibrahimoviç të luajë në kampionatin europian që do të mbahet këtë vit.

Related posts

“FINALIZIM I JASHTËZAKONSHËM”/ Sulmuesi Ngoo tallet me autogolin e Hektor Idrizajt (FOTO)

Delo.autor

Presidenti i PSG, Al Khelaifi: Neymar te Real Madridi? Është e pamundur!

Delo.autor

“GJITHÇKA SHKOI KEQ”/ Tuchel: Bëmë për dhurata. Guardiola vlerëson Premier League, dy trajnerët flasin pas blofeve në javën e 3-të

F.autor

Leave a Comment