Futboll Seria A Sport

“INTER MERITONTE NOTËN 8 NDAJ KAMPIONËVE TË ITALISË”/ Ish-presidenti Morati: Të mos përmendet titulli

Ndonëse tashmë u bënë vite që e ka lënë fronin e skuadrës, një karrierë dhe një investim prej dekadash të kurorëzuar me tripletën e vitit 2014, Masimo Morati mbetet gjithsesi tifozi numër një i Interit, ndaj është normale që ai nuk mund të mungonte me ndjesitë, pas fitores me Juventusin:

“Ishte një ndeshje madhështore për ne interistët, një paraqitje perfekte, dominuese në çdo aspekt. Të fitoje ndaj Juves në atë mënyrë, në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit do të thotë se brumi dhe forca e këtij grupi është e madhe. Le të themi se nga Konte deri të ata që zbritën në fushë nga stoli meritonin notën 8.

Sa meritë kishte Konte? Mendoj se më shumë sesa skuadra këtë herë, pasi taktikisht ishte studiuar në mënyrë gjeniale dhe mendoj se në fund ishte kjo që e bëri diferencën. Juventusi nuk meritonte më shumë sesa ajo që mori. Besoj te titulli? Realisht po, shumë madje, por është më mirë që këtë fjalë të mos e përmendim tashmë, pasi ka ende lojë”.

Related posts

Gattuso tregon se cili lojtar është simboli i Milanit

Q.Autor

Problem te Real Madrid, dëmtohet edhe Isco

Sadik.Autor

Markus Babbel: Klopp nuk mund të bëhet trajner i Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment