Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Ylli Giroud nuk fshihet mbi të ardhmen: Futbolli ndryshon, por e shoh veten…

Te Chelsea dikur ishte gati me valixhe, kurse sot edhe më i blinduar… Aventura e Olivier Giroud në Londër mund të vazhdojë edhe për shumë kohë, pavarësisht ofertave dhe interesimeve nga shumë skuadra.

Në një intervistë me Dauphiné Libéré, Olivier Giroud foli për objektivat që duhen ndjekur në 2021: “Mendoj se është e mundur të mposht rekordin e Thierry Henry për gola në ekipin kombëtar (atij i mbeten 7 gola për ta kapërcyer). Ne e bëjmë këtë punë për të lënë gjurmët tona në historinë e futbollit. Pokeri ndaj Sevilla? Më vendos në një rreth shumë të vogël lojtarësh që kanë shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve dhe është një burim krenarie e jashtëzakonshme”.

Olivier Giroud explains the secret to his Premier League-best goal-scoring  ratio - We Ain't Got No History

Pas deklaratave të Andrea Pirlos, për Giroud sirenat e merkatos janë të ndezura forta. Francezi nuk është titullar në Chelsea të Frank Lampard dhe mund të ndryshojë fanellën e tij, edhe nëse ai hedh poshtë përsëri thashethemet: “Në një periudhë afatshkurtër unë e shoh veten te Chelsea. Ne e dimë që gjërat në futboll ndryshojnë shpejt, për mirë apo për keq. Unë dua të qëndroj i qetë dhe fokusohem në fushë. Kontrata ime do të skadojë qershorin e ardhshëm, megjithëse ka një vit opsion rinovimi.

Ne do të bëjmë llogaritë në fund, por unë kam ambicien për të fituar diçka me Chelsea këtë sezon, kam shumë shpresë në lidhje me cilësinë e skuadrës sonë.

Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian mbetet përparësia. Unë me të vërtetë dua të fitoj një trofe të ri me ekipin kombëtar”.

Related posts

DËSHTOI MË ZINEDINE ZIDANE/ Juventusi tenton një tjetër trajner francez, ja emri i bujshëm

Delo.autor

PAMJET/ Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina i pret si heronj fituesit e Katar 2022

F.autor

LIVE/ Derbi i Madoninës: Mbyllet ndeshja Milan-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment