Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan peshkon gjigantin polak, marrëveshja mund të mbyllet për 5 milionë euro

Merkato e Milanit vazhdon dhe pasi ka mbyllur e zyrtarizuar Meite, Mandzukic dhe Tomori, duket se nuk do të ndalet në këtë merkato janari.  Objektivi i radhës i kuqezinjve është një mbrojtës dhe bëhet fjalë për Kamil Piatkowskin.

Sipas gazetarit polak, Krzysztof Stanowski, kuqezinjtë janë në bisedime të avancuara me klubin e 20-vjeçarit.

Gjigandi i mbrojtjes ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me Rakow dhe falë paraqitjeve të tij pozitive ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Sipas asaj që mësohet marrëveshja mund të konkretizohet për shumën e 5 milionë eurove.

Pritet që ditën e mërkurë të zhvillohet një takim vendimatr mes drejtuesve dhe nëse goditja nuk finalizohet atë ditë, atëherë klubet e tjera mund të futen në garë për shërbimet e të riut.

Related posts

Fiorentina interesohet për sulmuesin Alex Meret të Udineses

Sadik.Autor

U POSHTËRUAN në fushën e BETEJËS/ “Ku**at e serbisë” DJEGIN flamurin shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ ARSEANLI kërkon SUPER sulmuesin 50 milionësh nga Argjentina

Isa.Autor

Leave a Comment