Futboll Kategoria Superiore Sport

KREU I SUPERIORES NË ARRATI/ Derbi kurth për Partizani-Tirana, të dyja skuadrat duan… pilulën e adrenalinës

Partizani pret sot Tiranën në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm për javën e 15-të të fazës së dytë të Superiores. Dy skuadrat kryeqytetase, krahas rivalitetit mes tyre, kanë këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, edhe një motiv ekstra për të fituar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin.

Pikërisht për këtë, ky derbi është një kurth i madh, pas atij goli të Hoxhajt që i dha fitoren Vllaznisë. Derbi do të duhej që të ishte një lloj vitamine. Dhe nuk e kemi fjalën vetëm për vitaminën D, që përdoret sot rëndom nëpër botë për shkak të situatës së pandemisë prej COVID-19, por do të duhet të ishte një vitaminë e tipit që i jep forcë secilës prej skuadrave.

Më së pari, forcë psikologjike për të ndryshuar sezonin që deri tani ka qenë me ulje-ngritje. Së dyti, realisht vazhdon që të mbetet vitamina e sezonit për secilën kryeqytetase, sepse aty ndonjëherë e marrin kthesën drejt rezultateve pozitive apo edhe të tatëpjetën…

KURTHI

Mirëpo, është ndër të rrallët derbi të këtyre viteve të fundit, i shndërruar në një kurth të vërtetë. Sepse, një fitore e Partizanit mund ta nxjerrë praktikisht Tiranën jashtë garës për titull. Kjo, për shkak të arratisjes së frikshme të Vllaznisë.

Partizanin e mban aty, në të njëjtat kushte në raport me Vllazninë. Një fitore e Tiranës mund ta mbante me shpresa për titullin, por mbi të gjitha pretendente për zonën e Europës. Si e vetmja shpresë, duke qenë edhe jashtë Kupës. Një barazim mund të mos i “trazojë shumë ujërat” në pamje të parë, por praktikisht i largon nga objektivi titull.

KREU

Dhe po të shohësh sakrificat financiare që kanë bërë ekipet, sidomos në janar, janë realisht shumë të mëdha për të menduar që janë projektuar për të menduar vetëm për vendin e dytë apo vetëm për Europën. Prandaj, ky derbi është realisht një kurth për dy skuadrat e kryeqytetit.

Related posts

Barça, gati të huazojë Yarri Minan, por në Primera Division

Sadik.Autor

CHELSEA-WEST HAM/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Hazard

Delo.autor

“FORBES” PUBLIKON LISTËN/ Ja 10 basketbollistët më të paguar të vitit 2021 në NBA…

Delo.autor

Leave a Comment