Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-0

Partizani pret sot Tiranën në stadiumin “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm për javën e 15-të të fazës së dytë të Superiores. Ky do të jetë derbi numër 160 në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat, ku “demat e kuq” kanë triumfuar 66 herë, teksa 42 fitore numërojnë bardheblutë. 50 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Dy skuadrat kryeqytetase, krahas rivalitetit mes tyre, kanë këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, edhe një motiv ekstra për të fituar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin.

Pikërisht për këtë, ky derbi është një kurth i madh, pas atij goli të Hoxhajt që i dha fitoren Vllaznisë. Derbi do të duhej që të ishte një lloj vitamine. Dhe nuk e kemi fjalën vetëm për vitaminën D, që përdoret sot rëndom nëpër botë për shkak të situatës së pandemisë prej COVID-19, por do të duhet të ishte një vitaminë e tipit që i jep forcë secilës prej skuadrave.

Më së pari, forcë psikologjike për të ndryshuar sezonin që deri tani ka qenë me ulje-ngritje. Së dyti, realisht vazhdon që të mbetet vitamina e sezonit për secilën kryeqytetase, sepse aty ndonjëherë e marrin kthesën drejt rezultateve pozitive apo edhe të tatëpjetën…

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Daja dhe Dede, kanë hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Spikat aktivizimi nga minuta e parë i Seferit dhe Muratajt, që janë edhe 2 afrimet e skuadrave respektive në merkaton e janarit. Kale dhe Çelhaka do të jenë të gatshëm në stol për trajnerin Nevil Dede.

 

PARTIZANI-TIRANA 1-0

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Provon Tirana me Muçin, por gjuajtja e sulmuesit bardheblu ndalet nga Alban Hoxha.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës Hoxhallari, vendin e tij e merr Sasraku.

83’ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Rikthim ëndrrash për Eraldo Çinarin, i cili ka kaluar të kuqtë në avantazh, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Tiranës, që pas gjuajtjes të Muratajt nuk e bllokojnë sulmuesin, i cili devijon me të majtën dhe e dërgon në fundin e rrjetës.

82′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa në vendin e tij Jurgen Bardhi.

78′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Asani, vendin e tij e merr Eraldo Çinari.

69′ Zëvendësim i dytë edhe te Tirana, largohet nga fusha Halili, vendin e tij e merr i riu Kuka.

68′ Edhe Tirana kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Solomon dhe Melo, vendet e tyre i marrin Stenio Zhunior dhe Cara.

68′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Seferi, vendin e tij e merr Danso.

60′ Melo humb një shans ideal, pas asistit të Asanit, braziliani, nuk godet drejt portës, teksa vonohet dhe kthehet mbrapa duke sfumuar një mundësi të artë.

56′ Ndëshkohet edhe Idi Batha me kartonin e dytë të verdhë, pas faullit në mesfushë ndaj Asanit.

54′ Toshevski provon me një predhë nga distanca, por ndalet nga Alban Hoxha.

52′ Partizani me 10 lojtarë, Bardhi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për faull ndaj portierit Bekaj.

47’ Solomon shpërdoron një shans të artë. Sulmuesi i Partizanit nuk arrin të shtyjë drejt rrjetës një top shumë pranë vijës fatale. Nuk i besojnë syve të kuqtë.

46′ Seferi sërish rrezikshëm, sulmuesi depërton bukur brenda zonës, por tregohet egoist, teksa as pason as nuk gjuan, duke humbur topin.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ Tentativë e Solomonit me kokë brenda zonës, kontrollon lehtësisht Bekaj.

41′ Goditje dënimi për Tiranën, provon Hoxhallari, gjuajtja e tij ndalet nga muri mbrojtës.

37’ Pretendojnë për penallti te Partizani! Melo shfaqet i vetëm me portierin Bekaj, gjuan menjëherë topin, që shkon mbi traun e portës, por të kuqtë duan penallti për ndërhyrjen e portierin ndaj brazilianit.

36′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Seferi. Sulmuesi shmang bukur portierin Hoxha, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Melo është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

34′ Murataj lëshon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet lehtësisht nga Bekaj.

29′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës. Ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni i Tiranës.

20′ Tension në fushën e lojës mes lojtarëve, por gjithçka shuhet me menjëherë.

19′ Sërish Partizani rrezikshëm, provon Melo me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Bekaj.

18′ Shans i artë për Partizanin, Jasir Asani provon me një tentativë të rrezikshme me të majtën brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën.

10′ Bie disi tempi i minutave të para, Partizani mundohet të qarkullojë topin, për të zbehur vrullin e bardhebluve.

3′ Presing asfiksues i Tiranës në këto minuta të para, bardheblutë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Hoxhës. Po vuan Partizani!

1′ 29 sekonda për të parë kërcënimin e parë, ishte Taulant Seferi që lëshoi një predhë brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga Alban Hoxha. Goditje këndi për Tiranën.

1′ Ka startuar derbi numër 160 në “Elbasan Arena”.

Related posts

REAL SOCIEDAD-ATLETICO/ Hermoso i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe realizon një “PERLË” me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Strakosha në Champions, vlerësohet me notë të lartë kundër Torinos

Sadik.Autor

Juventusi interesohet për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment