Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet super ndeshja Inter-Juventus në “San Siro”. Rezultati 2-0

Pritet të startojë sfida më të madhe e futbollit italian, Inter-Juventus e cila luhet në orën 20:45.

Konte duket të ketë gjetur vendosjen perfekte në mesfushë që nis mbi të gjitha nga Brozoviç, Barela dhe Vidal. Teksa krahët i janë besuar Jangut dhe Hakimit. Ndërkohë Pirlo në krahun tjetër i ka besuar mesfushën treshes Rabiot-Bentakur-Ramesj, që do të ndihmohen nga krahët nga Kieza dhe Frabota.

“Derbi i Italisë” do të ofrojë shumë duele, por ai mes Lukakut dhe Ronaldos shkon përtej kujtdo tjetri. Sa të ndryshëm (dhe jo vetëm nga ana fizike), aq edhe të ngjashëm në vazhdimësinë e shënimit të golit, belgu i zikaltërve ashtu sikurse portugezi i bardhezinjve nuk janë më kot edhe dy më të paguarit e skuadrave respektive, ndonëse paga e Ronaldos është thjesht monstruoze (31 milionë euro në sezon), e pakrahasueshme me askënd tjetër, duke qenë se është sa 4-fishi i asaj të Lukakut (7.5 milionë në sezon).

 

LIVE/ Inter – Juventus 2-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 52/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Nicolo Barella.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 13/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Arturo Vidal.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“SUNING GROUP” PRANË FALIMENTIMIT/ Interi sërish në shitje, pronarë arabë në “pole position”

Delo.autor

KALIMI TE RANGERS/ Bajrami: E dua futbollin këtu, jam te një klub historik

F.autor

PLANI PËR ZËVENDËSUESIN E DEMBELE/ “Demi” Lautaro mban peng Barcelonën, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment