Futboll Sport

LUFTË KLAUZOLASH PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Manchester City dhe PSG i ofrojnë Messit një pension të artë

Të gjithë duan Leo Messi-n.

Normale, duke marrë parasysh vlerën teknike të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, por edhe sepse Pleshti mund të nënshkruajë me çdo klub në këtë moment dhe të merret me kosto zero.

Sigurisht, argjentinasi do të presë zgjedhjet presidenciale të Barcelona-s, që do të zhvillohen më 24 janar, para se të marrë një vendim.

Kjo nuk do të thotë se skuadrat që duan ta marrin nuk e kanë nisur që tani punën për ta bundur që të mos rinovojë dhe të provojë një eksperiencë të re.

Dy kandidatet kryesore për të siguruar shërbimet e Leos janë Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Ajo që do të nënshkruajë pas pak kohësh (me Barçën ose jo) duhet të jetë kontrata e fundit e rëndësishme e karrierës së Messi-t, që më pas ka shumë mundësi të bëjë një eksperiencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke parë se ka thënë shpesh se është i tërhequr nga MLS. Një faktor ky që pretendentet po mundohen ta shfrytëzojnë.

Siç ka shpjeguar Todofichajes, mes PSG-së dhe City-t po zhvillohet një luftë e vërtetë klauzolash, me të dy klubet që po shfrytëzojnë lidhjet e tyre me Amerikën për t’i ofruar Messi-t një pension të artë në MLS.

Manchester City ofron Neë York City, një nga skuadrat që zotërohet nga grupi që kontrollon Qytetarët, ku kanë luajtur kampionë si Pirlo, Lampard dhe ish-shoku i skuadrës te Barça, David Villa.

Nga ana tjetër, francezët kanë një mik të vjetër me një ekip të tijin: PSG mund të ofrojë Inter Miami-n e David Beckham, që do të ishte shumë i lumtur ta merrte Messi-n në MLS.

Me pak fjalë, Pleshti ka vetëm sikletin e zgjedhjes.

Related posts

“NJËRI NGA NE KAFSHON, TJETRI SHKELMON”/ Diego Kosta bën komentin epik për veten dhe Luis Suarez

Delo.autor

Formacionet, Betis – Barcelona

Q.Autor

PAS 12 MINUTASH LOJË/ Gol shqiptar në Belgjikë, Zvicra gjen avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment