Futboll Seria A Sport

“MOS U SHQETËSO, IBRA NUK…”/ Zbulohet prapaskena, ja çfarë i tha Mihajlovic portierit të tij tek penalltia…

Milani mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Bolonjën në transfertë, falë dy penalltive.

Gjithsesi, portieri i Bolonjës, Skorupski ia doli ta presë penalltinë e parë të Ibrahimoviçit, e cila më pas u shndërrua në gol nga Rebiçi.

Mediat italiane kanë zbuluar diçka të veçantë, gjatë kohës kur sulmuesi i Milanit, po gjuante penalltinë. “Mos u shqetëso, Ibra nuk do e shënojë penalltinë”, mësohet t’i ketë thënë Mihajloviç portierit të tij. Pikërisht e njëjta gjë ndodhi, por te Bolonja nga gëzim u kthye në mërzi, pasi nga topi që u kthye prej pritjes së portierit, Rebiç e gjuajti menjëherë për ta dërguar në rrjetë.

Related posts

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

BROJA ME TRAJNE TË RI/ Kush ulet në pankinën e Burnley

F.autor

Tifozët nderojnë Wenger, por gjërat marrin për keq (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment