Futboll Kategoria Superiore Sport

MURATAJ KTHEHET TEK PARTIZANI/ Zbulohet kontrata dhe shifra që përfiton Bylisi

Partizani po marshon në merkato. Të kuqtë duan të forcohen sa më shumë dhe sa më shpejt në këtë merkato janari, që në njëfarë mënyre edhe të kompensojnë kohën e humbur gjatë verës, kur nuk patën mundësinë të bënin afrime. Pas Stenio Zhuniorit, firma e radhës është e Valentino Muratajt. Mesfushori i Bylisit do të jetë përforcimi më i fundit i “demave të kuq”, që ia shton shumë vlerat repartit të mesfushës. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar bisedimet mes klubit dhe lojtarit, të cilat janë konkretizuar me sukses. Burime pranë dy klubeve konfirmojnë për gazetën se gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga Partizani.

DETAJET – Murataj i është bashkuar Bylisit në verën e vitit 2017 nga skuadra e Dinamos. Mesfushori kishte kontratë me ballshiotët dhe Partizanit iu desh të paguante për kartonin e tij. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se klubi i kuq ka paguar 50 mijë euro për kartonin e Muratajt te Bylisi. Ndërkohë, klubi ballshiot ka ruajtur edhe 10% të kartonit në rast të një shitjeje të ardhshme. Këto kanë qenë edhe kushtet për të cilat kanë rënë dakord dy drejtuesit e klubeve. Mësohet se Murataj do të firmosë kontratë 3-vjeçare me “demat”.

SEZONI – Mesfushori po bënte një sezon tepër të mirë për Bylisin. Në këtë edicion futbollistik, 24-vjeçari i luajti të 12-ta ndeshjet e Superiores për ekipin ballshiot, madje edhe ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër. Murataj ka provuar të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Bylisi, duke treguar karakter lideri, edhe pse në një moshë të re.

RIKTHIMI – Murataj është një produkt i akademisë së Partizanit. Në sezonin 2014- ’15, mesfushori është aktivizuar për Partizanin U-19 dhe më pas karriera e tij ka qenë vetëm me ekipet A. Pasi luajti dy sezone me Dinamon, Murataj iu bashkua Bylisit verën e vitit 2017, ku për tri sezone e gjysmë tregoi të gjitha kualitetet e tij, duke qenë një ndër më të mirët tek ekipi ballshiot. Pas firmës me Partizanin, Murataj rikthehet në “shtëpi”.

Related posts

TIRANA NË VAZON E TË FORTËVE/ Ja kundërshtarët e mundshëm të “Bardhebluve” në Europa League

Delo.autor

ZYRTARE/ Rikthehet në Brazil pas 15 viteve, ish-lojtari i Italisë arrin marrëveshjen me klubin…

Delo.autor

SKANDAL NË KUPËN E BELGJIKËS/ Luhej me dyer të mbyllura, por ndeshja ndërpritet për shkak të… tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment