Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN PROBLEMET PËR STRAKOSHËN/ Portieri i Lazios mund të mungojë për një kohë të gjatë, rrezikon të…

Portieri i Shqipërisë dhe Lacios, Thomas Strakosha rrezikon të operohet. Gardiani 25-vjeçar vuan ende nga problemi në gju, edhe pse ka bërë të pamundurën për t’u rikuperuar.

Mediat italiane shkruajnë se Strakosha mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale për t’u shëruar njëherë e mirë.

Që prej shërimitn nga COVID-19, portieri shqiptar ka humbur vendin në formacionin titullar. Trajneri Simone Inzagi po i beson më tepër veteranit Pepe Reina. Kujtojmë që Strakosha pati dhe një përplasje me klubin rreth lënies në stol për disa sfida, por më pas palët gjetën gjuhën e përbashkët.

Nëse Strakosha operohet në gju, ai mund të mungojë për një kohë të gjatë.

Related posts

PRAPASKENAT E DHUNËS/ Delegati Millan Baçi: Na prenë në besë! Mjaftonte një fishkëllimë e Qarrit, por ai…

Delo.autor

“Dardanët” urojnë Pavarësinë me një video të veçantë

Q.Autor

Shokohet Arsenali! Atletico shënon gol në fund me Diego Costën

Sadik.Autor

Leave a Comment