Futboll La Liga Sport

PAS NJË SHËTITJE NËPËR EUROPË/ Ish-ylli i Real Madrid kthehet në Spanjë, do të luajë në kategorinë e tretë

Duhej të ishte një nga të rinjtë më premtues të panoramës europiane.

Megjithatë, Royston Drenthe ka qenë një nga “viktimat” e revolucionit të Real Madrid pas 2010-ës, kur formacioni madrilen u kthye përmbys nga Jose Mourinho.

Nuk i kanë mjaftuar vrapimet e shumta më top në këmbë në krah dhe golat e rëndësishëm. Lojtari është shitur dhe nuk ka gjetur më vazhdimësinë.

Pas një shëtitje nëpër Europë, Drenthe është kthyer në Spanjë. E ka zgjedhur Racing Murcia, skuadër e kategorisë së tretë, që ka zyrtarizuar operacionin në Twitter.

33-vjeçari holandez është gati të kthehet përsëri në fushë.

Related posts

POLEMIKAT PËR KRIJIMIN E “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Përfundon Asambleja e Serisë A. Ja vendimi i Milanit, Juventusit dhe Interit…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Alexis Sanchez zbulon: Kjo është mënyra e vetme për të eliminuar PSG-në

Delo.autor

NË GJURMËT E IKONËS/ Nipi i Muhamed Alisë fiton me “KO” ndaj Westley në raundin e tretë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment