Futboll La Liga Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK ATLETICO MADRID/ Prezantohet Dembele: Një sfidë e madhe për mua. Idhulli im është…

Ka nisur zyrtarisht aventura tek Atletico Madrid e Moussa Dembele.

Sulmuesi është prezantuar këtë të enjte para gazetarëve: “Është një sfidë e madhe për mua, ky është një klub i madh i njohur në të gjithë botën”, ka thënë Dembele.

“Është një hap i madh për mua, jam i lumtur dhe pres me padurim të filloj. Jam një sulmues dhe më pëlqen të shënoj gola. Kjo është puna ime, e konsideroj veten një lojtar teknik dhe fizik njëkohësisht”.

“Idhulli im? Ka qenë Fernando Torres, ish-lojtar i Atletico-s, kështu që gëzimi im që vesh këtë fanellë është i dyfishtë”.

“Gjuha? Do të duhet ta mësoj spanjishten sa më shpejt të jetë e mundur”.

Related posts

Mbrojtësi i Milan cakton objektivin: Duam të shkojmë në Champions…

Isa.Autor

I PËRFUNDOI HUAZIMI TEK BAYERN/ Coutinho: Ishte një vit i mrekullueshëm, fitimi i tripletës i paharrueshëm

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Ish trajneri i Interit: Ekipi im synon “Kampionatin Europian” dhe “Botërorin”

Isa.Autor

Leave a Comment