Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Menaxheri i Kristiano Ronaldos në bisedime me Arsenalin, zbulohet arsyeja

Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendes po tenton të sistemojë njërin prej klientëve të tij, teknikun e Ulvëruemptonit, Nuno Espirito. Sipas “The Sun”, supermenaxheri ka diskutuar disa kohë më parë me Arsenalin rreth zëvendësimit të trajnerit aktual Mikel Arteta me atë të “ujqërve”.
Por, 3 fitoret radhazi në Premier Ligë dhe kalimi në 1/16-at e FA Cup kanë ulur trysninë ndaj teknikut spanjoll duke bërë që përkohësisht të shuhen disi thashethemet rreth shkarkimit të tij.

Megjithatë, Mendes po vëzhgon dhe situatën e trajnerit të Çelsit, Frenk Lampard, i cili ndodhet nën presion të madh për shkak të rezultateve negative këtë periudhë dhe trajneri i Ulvëruemptonit do t’i sugjerohet në çdo moment “Bluve”.

Related posts

KUSH SHET MË MIRË SE MAN CITY? Fiton 103 milionë euro nga lojtarët e papërdorur

Delo.autor

Tifozet e Polonisë fitojnë Kupën e Botës! (FOTO)

Sadik.Autor

EFEKTI GALLIANI/ Monza transferon ish-sulmuesin që fitoi Championsin me MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment