Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET PASI MPOSHT BETEJËN ME COVID-19/ Cuadrado: Titulli? Dikur kemi rikuperuar edhe 10 pikë…

Huan Kuadrado, në mënyrë surprizë, është rikthyer më i fortë se kurrë pas COVID-it dhe kolumbiani është i pazëvendësueshëm për Andrea Pirlon. Gjithsesi, duke parë se si ka ndryshuar situata në Serinë A në javën e fundit, anësori i djathtë tregon se beson ende te titulli.

Huan, jeni dakord se ky është një sezon i çuditshëm? Të dielën e kaluar dukej sikur gjithçka kishte mbaruar, ndërsa një javë më pas i rikuperoni 2 pikë Interit dhe 3 Milanit. Realisht, sa besim keni se mund ta përmbysni këtë situatë?

Kemi besuar gjithmonë në cilësitë që skuadra jonë ka. Ne e dinim se me pikët që kemi lënë rrugës do të ishte tepër e vështirë. Por, kur kthej kokën vite mbrapa dhe mendoj se kemi qenë edhe herë të tjera 10 pikë larg kreut dhe më pas e kemi mbyllur kampionatin me 11 pikë më shumë se e dyta, më bën të besoj dhe të vazhdoj të luftoj për titullin, si unë ashtu sikurse shokët e mi. Është në ADN-në e Juventusit që të luftojë për vendet e para dhe mbi të gjitha të dalë fitues nga situata të vështira. Tani nis faza e dytë dhe gjithçka varet nga ne. Nëse nuk do të gabojmë dhe do të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet në vazhdim, në fund gjithçka mund të ndodhë.

U shëruat nga COVID-i, morët makinën nga Torinoja në Rexho Emilia dhe bëtë një ndeshje të madhe. Si ka mundësi?

Kur mësova se isha infektuar, bashkë me mua edhe bashkëshortja ime, thjesht vendosëm që të qëndronim të qetë. I luteshim Zotit për të pasur qetësinë që ta kalonim pa probleme këtë virus, duke menduar në të njëjtën kohë se sa shumë persona kanë humbur jetën. Fatmirësisht nuk kishim asnjë simptomë, asnjë problem thuajse. Por, fakti që në shtëpi kam një palestër të kompletuar më shtynte të stërvitesha shumë fort.

Kundër Bolonjës u duk sikur provuat në çdo mënyrë për të shënuar në portën e Sheznit…

(Qesh…)  Po, e vërtetë. E falënderova Sheznin, sepse bëri me të vërtetë një mrekulli pasi unë ngatërrova portën për një moment.

Ju tha ndonjë gjë Ronaldo, për faktin që i mohuat një gol të sigurt me Bolonjën, duke mos ia pasuar topin?

Jo, asgjë. Teksa i sulesha portës dhe pashë Ronaldon të hapej në të djathtë, po prisja momentin e duhur t’i pasoja topin, por kur pashë se m’u hap hapësirë përpara, ndërrova mendje dhe godita, ndonëse nuk më falet që nuk shënova në atë situatë. Do të korrigjohem herën tjetër.

STASTISTIKAT DHE VLERËSIMI PËR KUADRADON SIPAS “SOFA SCORE”

Related posts

LUFTËTARI-SKËNDERBEU/ Shehi surprizon me titullarët, ja si do të rreshtohen skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Çmendet Bayer Munich, ofron 100 milionë euro për Firminon

Sadik.Autor

DERBI PARTIZANI-TIRANA/ “Bardheblutë” i japin fund “makthit”, fitojnë në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment