Futboll Seria A Sport

“SERGIO RAMOS, MBROJTËSI QË MË KA BEFASUAR”/ Ivan Perisic: Sezar dhe Ronaldo në 5-shen time

Ka qenë Ivan Perisiç protagonisti i programit të ndeshjes Inter-Benvento, e para e fazës së dytë të Serisë A që do të luhet sot në 20:45 në “San Siro”. Niset nga një kujtim i francezit:

“Shkëmbeva fanellën time të parë në kohën e Sosho me Karim Zianin, mesfushorin që kishte luajtur me mua në klubin francez dhe që takova sërish në fushë pasi ishte transferuar tek Olimpiku i Marsejës dhe u sfiduam si kundërshtarë”.

LEBRON XHEJMS

Nëse mendoj për basketbollin, mendoj për të. Është një lider në fushë dhe di të bëjë gjithçka, është e rëndësishme për gjithë klubet ku kam luajtur dhe ka bërë historinë e këtij sporti.

MBROJTËSI MË I FORTË?

Në karrierën time jam ndeshur me shumë të tillë, mes të cilëve ai që më ka befasuar më shumë është Serxho Ramos.

KOHA E LIRË

Më pëlqen të dëgjoj muzikën dhe dëgjoj zhanër të ndryshëm: nga “R’n’B” te muzika kroate. Në makinë dëgjoj radion ose vendos listën time të preferuar të këngëve.

ORIGJINA

Nëse mendoj, gjërat e para që më vijnë në mendje janë makaronat me ragu që më përgatiste gjyshja ime, stadiumi i Poljud dhe deti.

PESË MË TË MIRËT E HISTORISË SË INTERIT…

Zhulio Sezar në portë ka bërë historinë e këtij klubi. Samuel sepse është një nga ata lojtarë që nevojiten për të fituar. Eto: sakrificë dhe talent, ishte një kampion. Stankoviç lojtar i kompletuar që ka shënuar gola të mrekullueshëm. Ronaldo, një nga më të fortët e gjithë kohërave.

Related posts

Hamsik i jep zemër Napolit: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Isa.Autor

SITUATË KAOTIKE TEK MILAN/ Kërcënime dhe tone të larta, portieri Donnarumma largohet me lot në sy nga…

Delo.autor

Kamza befason Kukësin! Ja rezultati i ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment