Futboll Seria A Sport

SINDRIT GURI OPEROHET NË GJU/ Ja momenti kur shoku i skuadrës e surprizon me dedikimin special (VIDEO)

Portieri Tomas Strakosha dhe sulmuesi Sindrit Guri do të kenë fate të ndryshme për thuajse të njëjtin dëmtim në gju. Sulmuesi i Ostendes i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, rikuperimi prej së cilës do të kërkojë të paktën 4 muaj.

Kësisoj, ky sezon është thuajse i përfunduar për sulmuesin, që kohët e fundit ka qenë larg shkëlqimit dhe ky dëmtim mund të jetë një goditje finale për aventurën me skuadrën e Ostendes.

Mirëpo, së fundmi sulmuesi shqiptar ka marrë një gjest fantastik nga shokët e skuadrës së tij. Sakala Feshion ka shënuar dopietë në barazimin 2-2 të Ostendes ndaj Standart Liezhit.

Në të dy festimet e golave, ai ka bërë gjestin e dedikimit me fanellën e Gurit. “Sindriti është miku im dhe për fat të keq iu nënshtrua një operacioni në gju, ndaj ia kam dedikuar dy golat e mi. Kalojmë shumë kohë bashkë, më ka inkurajuar shumë dhe ndihmuar shumë ndaj mendova të bëja këtë dedikim për të. Besoja që mund të shënoja në këtë ndeshje dhe kërkova bluzën e tij që ta kisha në stol”, tha sulmuesi 23-vjeçar.

VIDEO

Related posts

Pastore kërkohet nga Besiktasi dhe Interit/ PSG pret ofertat nga klubet

Sadik.Autor

Ish-mesfushori​, Deco: Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Tirana me dy mungesa në sfidën ndaj kampionëve, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment