Futboll Premier League Sport

ZBULON PENGUN E MADH ME LIVERPOOL/ Trajneri Gerrard: Duhet ta kisha pranuar ofertën…

Ka bërë historinë e Liverpool si lojtar dhe, ndoshta, në të ardhmen do ta bëjë edhe si trajner. Steven Gerrard është rrëfyer për Daily Mail dhe ka pranuar një peng të madh në lidhje me vitin e fundit si lojtar profesionist.

“Duke parë mbrapa, them se duhet ta kisha nënshkruar kontratën njëvjeçare që m’u ofrua nga Liverpool, sepse do të kisha patur mundësinë të punoja me Jurgen Klopp”, ka thënë Gerrard.

“Më vjen pak keq për këtë dhe them pak sepse tani jam i lumtur këtu në Skoci. Megjithatë, eksperienca ime të Liverpool ka qenë fantastike dhe sukseset e arritura me klubin janë kujtime që nuk do t’i harroj kurrë. Mendoj për to çdo ditë”.

“Aty kam jetuar ëndrrën time dhe kam luajtur për skuadrën e zemrës, duke realizuar gjëra që as nuk mund t’i imagjinoja”.

Related posts

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Alcacer “ndëshkon” kampionët e Bundesligas, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Sevilla humbet copëzat e mbrojtjes, drejt largimit edhe Kjaer

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta anëtari i bordit drejtues të Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment