Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Ndryshim i ri në Premier League, skuadrat favorizohen nga vendimi i fundit

Ekipet e kampionatit anglez do të ketë mundësinë tashmë të kryejë dhe dy zëvendësime shtesë në rast se 1-2 futbollistë pësojnë dëmtim nga përplasje me kokë. Ky është vendimi i fundit i Premier Ligës pas mbledhjes së posaçme të mbajtur ditën e sotme.

Duke marrë shkas nga përplasja e fortë në kokë mes futbollistëve David Luiz dhe Raul Himenez në sfidën 29 nëntorit 2020 ku futbollisti meksikan përfundoi në spital. liga angleze miratoi ndryshimin e ri për sa i përket zëvendësimeve gjatë ndeshjeve.

Në këtë mënyrë, lejohet që të gjitha skuadrat e Premier Ligës mund të bëjnë deri në dy zëvendësime shtesë nëse dy lojtarë për secilin ekip pësojnë konfuzione prej përplasjes me kokë, edhe nëse trajnerët i kanë kryer të tre zëvendësimet.

“Duke patur në vëmendje shëndetin e futbollistëve të Premier Ligës, protokolli do të lejojë maksimumi dy zëvendësime për secilin ekip në rast se lojtarët pësojnë goditje në kokë. Ky vendim është marrë në përputhje me FIFA-n dhe Bordin e Shoqatës së Futbollit”, shkruhet në njoftimin e Premier Ligës angleze.

Related posts

Atletico Madrid gëzon për finalen, por UEFA e godet rëndë

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Këtë foshnje E QETËSON vetëm muzika e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Isa.Autor

BOATENG U AKTIVIZUA 2 HERË NË 2 MUAJ/ Tifozët tallen me lojtarin: Shkove tek Barcelona për disa foto me..

Delo.autor

Leave a Comment