Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Partizani fiton gjyqin në KAS, zhbllokohet merkato

Mbërrin lajmi i shumëpritur për Partizanin! “Demat e Kuq” kanë fituar zyrtarisht gjyqin në KAS, për zhbllokimin e merkatos.

Klubi kryeqytetas ka marrë përgjigje pozitive nga KAS dhe tani mbetet vetëm që të fillojnë punën për përforcimin e skuadrës me lojtarët e nevojshëm.

Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro. Ky vendim, u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigjia pozitive.

Me zhbllokimin e merkatos Partizani do të ketë më shumë shanse për të luftuar për  titullin kampion, duke parë që trajneri Daja arriti t’i marrte maksimumin grupit që kishte në fillim të sezonit.

Related posts

KLUBI KU KA LUAJTUR PËR 13 VJET/ Lampard arrin marrëveshjen për t’u kthyer në stolin e Chelseat, ja përfitimet

Delo.autor

Hakmarrja duke festuar ndaj ish-skuadrës: Nga Ronaldo te Bernardeschi (FOTO)

Q.Autor

DHA DORËHEQJEN NGA STOLI I MILAN/ Genaro Gattuso nis aventurën e re në kampionatin…

Delo.autor

Leave a Comment