Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM ME GOLA/ Vallzania dhe Skënderbeu ndajnë pikët në Korçë

Tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë. Skuadra e trajnerit Brdariç, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të falë supergolit të Duvunës, me një goditje nga distance.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Memellit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Vllaznia arriti të barazonte shifrat me sulmuesin Harris Dilaver, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Da Silva.

Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra shkodrane ka arritur të sigurojë vetëm një fitore, duke lëshuar ndjeshëm terren me ndjekësit.

Ndërkohë që në krahun tjetër, Skënderbeu, ka barazuar me pikë në renditje Apoloninë e vendit të parafundit, teksa diferenca me Bylisin e vendit të 8-të është thelluar në -2 pikë.

Related posts

RENDITJA E FIFA-s/ Fitorja historike me Serbinë dhe triumfi në miqësore, Shqipëria ngjitet me 5 vende, Kosova vendos rekord

F.autor

MERR FORMË “ARENA KOMBËTARE”/ Shikoni si duket impianti modern disa muaj para përfundimit… (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Suarez shënon nga goditja e dënimit dhe ndëshkon Argjentinën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment