Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Pioli mendon shtatë ndryshime, Conte konfirmon Eriksen, ja formacionet e mundshme…

Shtatë ndryshime dhe një balotazh. Dy ditët e përgatitjes së kuqezinjve mes sfidës në Ligën e Europës dhe derbit do të përjetojnë në shenjën e rimodulimit dhe ripërcaktimit të 11-shes titullare. Sepse rrotacion të madh pati në Beograd krahasuar me Specian dhe njësoj pritet të veprohet edhe me Interin krahasuar me të enjten.

Në mbrojtje rikthehen Kalabria (pas dy ndeshjesh pushim) dhe Kjaer. Në mesfushë përgatiten Kesi dhe Tonali. Do të ndryshojë pamje pjesa më e madhe e sulmit. Ibra, i cili në Serbi nuk luajti asnjë minutë, do të rimarrë vendin e tij. E njëjta gjë vlen për Selemekers, Kastijehon, Çalhanoglun dhe Kruniçin. Në të majtë ka balotazh mes Rebiçit dhe Leaos, me kroatin për momentin favorit.

TË FUNDIT NGA INTERI – Skuadra që fiton nuk ndryshohet. Me përjashtim të surprizave, Antonio Kone të dielën në derbi do të konfirmojë 11-shen që zbriti në fushë kundër Lacios. Dyshimi i vetëm mbetet ai i lidhur me balotazhin Vidal-Eriksen, me të dytin në avantazh.

Kiliani mund të rikthehet në punë me regjim të plotë me shokët e skuadrës brenda ditës së sotme (me programin stërvitor që mbetet për t’u përcaktuar edhe pse skuadra më pas do të ndalet në grumbullim në “Appiano”, meqenëse luhet në 15:00), por duhet të ulet fillimisht në stol.

Me Barelën dhe Brozoviçin në mesfushë do të jetë, pra, sërish Eriksen, i cili pikërisht kundër Milanit shënoi golin e fundit, “perlën” nga goditja e dënimit që vendosi çerekfinalen e Kupës së Italisë (përpara eliminimit të zikaltërve nga Juventusi). Vështirë se do të përfshihet mes të grumbulluarve Sensi, i cili të enjten pati një lodhje muskulore, problemin e radhës në këtë vit e gjysmë të fundit.

Në mbrojtje trio e zakonshme Shkriniar-De Vraj-Bastoni, në të djathtë luan Hakimi ndërsa për momentin Perisiç duket të ketë fituar kuotë në të majtë në vendin e Jang. Asnjë dyshim edhe në sulm, me Lukakun dhe Lautaron që duan të përsërisin paraqitjen ndaj Lacios ku bashkë regjistruan 3 gola dhe 1 asist. Në të kundërt të derbit të vajtjes, argjentinasi këtë herë duket në formë. Ndërsa vetë Sançez kandidohet si “armë” gjatë ndeshjes.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK/ Eriksen kthehet në shtëpi, reagon bashkëshortja e tij: Më në fund jemi bashkë…

Delo.autor

“S’E DI NËSE QËNDRON JASHTËTOKËSORI”/ Abidal: Ja pse s’morëm sulmues…

Delo.autor

EURO 2020/ Revolucioni mund të mbetet vetëm në letër

Delo.autor

Leave a Comment