Futboll Premier League Sport

“DINIT VETËM VERSIONIN E PORTUGEZIT”/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” sulmon Mourinhon: U përmirësova falë…

Zhoze Murinjo është një njeri dhe trajner i drejtpërdrejtë. Dhe këtë lojtarët e dinë. Kur vjen në një klub, portugezi bën vlerësimet e tij për karakteret që ka përballë. Kush e ndjek, do të jetë gjithnjë në zemrën e tij, edhe pse mund të mos jetë më i talentuari në ekip. Por, kush nuk është shumë i përfshirë, i tregohet dera.

Kur Mou vendos që një lojtar është jashtë projektit, shanset për t’ia ndryshuar mendjen janë të pakta. Rasti i fundit është ai i Ljuk Shout, mbrojtësit të majtë të Mançester Junajtidit. Në 2014-ën, “Djajtë” paguan 30 milionë sterlina për ta transferuar nga Sauthemptoni. Por, karriera e tij në “Old Trafford” nisi e vështirë, mbi të gjitha në sezonet kur drejtoi portugezi. Duke folur për Geri Linekerin, Shou shpjegon:

“Ishte e vështirë, sepse nuk arrija që të nxirrja pikëpamjen time dhe njerëzit dëgjonin vetëm një nga dy opinionet. Në atë kohë e dija që do të ishte më mirë të heshtja. Shumë njerëz më jepnin të drejtë mua, kështu që e dija që kisha një mbështetje, por duhet të përmirësohesha dhe isha modest. Pata shumë vështirësi, por dola më i fortë”.

Dhe këtë e tregon koha, tani që me Solskjaerin ai është rikthyer titullar: “Aftësia e tij për të menaxhuar njerëzit është e jashtëzakonshme. Ai di atë që duhet bërë për të nxjerrë më të mirën. Të bën të ndihesh mirë një dorë mbi shpatull. Besimi që më ka dhënë më shtyu në një tjetër nivel”.

Related posts

PAS NJË ASISTI MAGJIK TË ALLI/ Harry Kane realizon golin numër 200 për klubin (VIDEO)

Delo.autor

“DËMTIMI I STRAKOSHËS MASHTRIM”/ Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Ka dalë pozitiv me Koronavirus

Delo.autor

E BUJSHME/ Formacioni i “Djajve të Kuq” me Mandzukic dhe Dybala për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment