Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Arsenal mposht me “POKER” Leeds dhe ngjitet në vendin e dhjetë

Plot gjashtë gola dhe spektakël i garantuar në në sfidën Arsenal-Leeds United.

Në fund, fitore 4-2 për djemtë e Arteta që dominuan ekipin e Bielsas në pjesën e parë. Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy herë, teksa në minutën e fundit të fraksionit të parë pati festë edhe për Hector Bellerin.

Arsenali e nisi mirë edhe pjesën e dytë. Kapiteni Aubameyang shënoi golin e tretë personal (8 gola në Premier League këtë sezon për bomberin afrikan) dhe të katërtin për ekipin e tij.

Pascal Struijk dhe portugezi Helder Costa shkurtuan diferencën por nuk mjaftoi për mrekullinë.

Arsenali renditet në vend të dhjetë me vetëm 34 pikë.

Related posts

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

ARSENAL-RENNES/ “Topçinjtë” thellojnë shifrat, shënon Aubameyang

Delo.autor

DASHURI E SINQERTË/ Titullari i Real Madrid do rinovim me ulje rroge

Delo.autor

Leave a Comment