Futboll Seria A Sport

FORCA E BOMBERIT BELG/ 150 gola në moshën 27-vjeçare, Lukaku mes goleadorëve elitarë

Me dopietën e realizuar të shtunën më 30 janar në kampionat kundër Beneventos, Romelu Lukaku u ngjit në kuotën e 150 golave të shënuar në skuadra klubesh. Një rezultat që nuk e kanë arritur të gjithë, i arritur falë 4 prej 5 klubeve për të cilët ka luajtur.

Bëhet fjalë për Uest Bromuiç, Evertonin, Mançester Junajtid dhe normalisht Interin, duke përjashtuar Çelsin, ku në moshë të re nuk arriti asnjëherë të gjejë rrugën e golit. Edhe statistikat për sa i përkasin prezencave janë pozitive duke iu referuar aventurës zikaltër të belgut, meqenëse në 55 ndeshje ka shënuar 37 herë.

Në 66 ndeshje me “Djajtë e Kuq”, ndërkohë, realizimet kanë prekur kuotën 28. Raporti mes golave të shënuar dhe prezencave është akoma më i madh se në vitet te “Toffees”, ku totali i golave është prej 68 golash në 141 takime zyrtare.

Lukaku ka arritur këtë kuotë në moshën 27 vjeç e 262 ditë dhe është i gjashti më i riu i gjitha kohëve. Por, cilët janë lojtarët që kanë bërë më mirë se ai?

KLASIFIKIMI – Në vendin e pestë dhe të katërt janë prezentë dy sulmues të tjerë që kanë shënuar 150 gola në 27 vite, por me disa ditë më pak. Në veçanti 103 për Herri Kejnin e Totenhemit dhe 46 për Uejn Runin, legjendën e Mançester Junajtid.

Gjithmonë sipas të dhënave të mbledhura nga “Sky Sport”, në vendin e tretë ndodhet Serxho Aguero, bomber pa kohë i Mançester Sitit. Befasues fakti se si goli i 150-të i shënuar u regjistrua në fitoren historike me përmbysje kundër QPR-së në ndeshjen e fundit që në vitin 2015 u dhuroi “qytetarëve” vendin e parë në kampionat. Në dy shkallët më të ulëta të podiumit, në fund, ja dy kampionët më të mëdhenj të futbollit aktual, në mos të gjithë kohëve:

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Portugezi ka prekur kuotën në moshën 26 vjeç e 105 ditë në një Real Madrid-Almeria të vitit 2011, ndërsa “Pleshti” madje në moshën 24 vjeç e 267 ditë. Ishte 17 marsi i 2012-ës dhe luhej një Sevija-Barcelona.

Related posts

Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti Rivere

Q.Autor

VENDIM I PAPRITUR/ Menjëherë pas Arsenalit, Interi anulon turneun në Amerikë. Ja arsyeja…

Delo.autor

U MBYLL MERKATOJA E VERËS/ Nga Berisha te Sadiku, ja 17 futbollistët e Kombëtares që ndryshuan skuadrën këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment