Bundesliga Futboll Sport

GODITJE E BUJSHME NË VERË/ Klubi i Premier League gati 100 milionë paund për talentin Haaland

Mançester Siti po përgatit një sulm për Erling Halandin në merkaton e verës. Sipas “The Mirror”, “Qytetarët” kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë paundësh për transferimin e sulmuesit nga Dortmundi.

Ai ka një klauzolë prishjeje kontrate prej 66 milionë paundësh, e cila hyn në fuqi në verën e 2022- shit. Dhe diferencën tjetër Pep Guardiola pritet ta shfrytëzojë për t’i ofruar një rrogë prej 400 mijë paundësh në javë, për të bindur norvegjezin që të vijë në “Etihad” dhe zëvendësuar golashënuesin kryesor, Serxho Aguero (në skadencë kontrate).

Çelsi dhe Mançester Junajtid janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e talentit 20-vjeçar në Angli. Gabriel Zhezus këmbëngul se ai mund ta zëvendësojë argjentinasin, por 4 golat e 23-vjeçarit në kampionat deri në këtë fazë të sezonit nuk e kanë bindur trajnerin Guardiola. Haland, babai i të cilit Alf-Inge luajti 41 ndeshje për Sitin mes 2000-‘03, ka shënuar 22 gola në 21 ndeshje për gjermanët këtë sezon.

Related posts

E BUJSHME/ Largimet e studjuara nga Milan sjellin mini-thesar për merkaton!

Delo.autor

(VIDEO) Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bournemouth, ja autori i golit

Q.Autor

Trajneri i Karabakut: Më kanë befasuar Kukësi, Shqiptarët me karakter, por…

Isa.Autor

Leave a Comment