Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBI VËLLAIN NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË/ Mbrojtësi Vangjeli bën postimin prekës: Ishe një luftëtar i madh, nuk u dorëzove kurrë

Mbrojtësi i Tiranës, Kristi Vangjeli humbi ditën e sotme vëllain e tij, Pavlo. Një sëmundje e rëndë, i ka marrë jetë në moshën 37-vjeçare ish-lojtarit dhe ish-trajnerit, duke sjellë një dhimbje të madhe tek të afërmit dhe tek ata që e njihnin.

E madhe është dhimbja edhe te Kristi Vangjeli, i cili nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, i ka kushtuar disa rreshta vëllait të tij, që tashmë nuk jeton më.

“I dashuri im, paç një rrugë të sigurt! Mbështetja ime, nuk mund ta besoj që të humba kaq shpejt. Sëmundja e rëndë të mposhti ty, por ti nuk u dorëzove asnjëherë. Ishe një luftëtar i madh. Të dua shumë unë dhe engjëjt tanë”, shkruan mbrojtësi.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Do diskutoj me drejtuesit për të ardhmen, në këto situata…

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH TEK JUVENTUSI? Allegri iu “VË KYÇIN” rrjeteve sociale (FOTO)

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR TEKNIKUN PIRLO/ Mesfushori Arthur: Është pa dyshim një trajner i madh, ka një…

Delo.autor

Leave a Comment