Futboll Sport

“JAM MASAKRUAR ÇDO DITË”/ Shpërthen Xhenaro Gatuzo: De Laurentis më ka zhgënjyer…

Napoli triumfoi ditën e djeshme ndaj Parmës, duke u ngjitur në vendin e pesë. Pas takimit, trajneri i të kaltërve, Xhenaro Gatuzo, foli hapur, duke shprehur pakënaqësinë me situatat që kanë ndodhur së fundmi në klubin e tij. Në një prononcim për mediat italiane pas ndeshjes, Gatuzo u shpreh:

“Këtu unë jam masakruar çdo ditë, është një gjë anormale. Shumë sulme, shumë ofendime, nuk punohet kështu, duhet seriozitet.

Nuk mundet dikush pas tastierës të shkruajë pa asnjë problem. Unë mund të nënshkruaj për 10 vite, por jam i lidhur me emocionet e mia. Kështu siç jam nuk i pranoj këto që ndodhin. Sulmet erdhën edhe nga njerëz që kanë qenë këtu me vite, u ndjeva i ofenduar. A ka klubi ndonjë lidhje me ta? Gjykojeni vetë, nuk di ç’të them. Ky lëmsh ka nisur një muaj më parë. Ajo që ndodh këtu nuk është normale.

I lexoj gazetat vetëm kur avokati im më dërgon diçka sepse nëse e bëj më lëndojnë shumë.

Marrëdhënia me De Laurentis ka qenë gjithmonë e mirë, nuk mund ta mohoj se në 15-20 ditët e fundit kam qenë paksa i zhgënjyer me atë që ka ndodhur. Nuk jam hipokrit, jam qenie njerëzore dhe them çfarë mendoj. Gjithsesi ka respekt.

Unë jam punonjës, kërkova një lojtar (Bakajoko) dhe ai ma mori. Sipas mendimit tim u menaxhua keq. Shumë ekipe më thirrën, kishte një takim dhe unë nuk u paraqita. Bëra personin korrekt, sikurse mendoj se jam”, përfundoi Gatuzo.

Related posts

STOLI I BAYERNIT/ Pas Zidanit del në skenë edhe emri i ish-kapitenit bavarez

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Alba ndëshkon Napolin (VIDEO)

Delo.autor

Real Madridi kthen vëmendjen nga Hugo Lloris, ofron 60 milionë paund

Isa.Autor

Leave a Comment