Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E 20-TË/ Skënderbeu u bën nder rivalëve të Vllaznisë. Kukësi dhe Tirana rrezikojnë Europën. Ja renditja…

Fitorja e Partizanit 1-2 në supersfidën me Kukësin e ka bërë akoma më interesant garën për titullin kampion në Kategorinë Superiore këtë sezon. Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja e kanë shkurtuar diferencën me Vllazninë kryesuese në 4 pikë. 16-herë kampionët e Shqipërisë kanë grumbulluar pas 20 javëve 37 pikë, ndërsa shkodranët ndiejnë akoma më afër presionin e madh të kundërshtarëve.

Kuqeblutë nuk po kalojnë një periudhë të mirë teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm një herë. Kryesuesit e kampionatit u frenuan nga Skënderbeu i vendit të fundit 1-1. Pas disa javësh, Vllaznia nuk e sheh më veten favorite absolute për titullin kampion. Skuadra e Brdariç ka deri tani 41 pikë.

Në vendin e tretë dhe të katërt pozicionohen Teuta me Laçin. Durrsakët siguruan një fitore me peshë kundër Tiranës në “Selman Stërmasi” 0-1 duke shkuar në kuotën e 36 pikëve. Pas një periudhe ngërçi me barazime, durrsakët e shikojnë veten 5 pikë më pak se Vllaznia duke u kthyer në pretendent serioz për titullin me shkodranët, Partizanin dhe Laçin.

Laçi renditet i katërt me pikë të barabarta me Teutën, por me golavarazh më të mirë të durrsakëve. Kurbinasit e Shpëtim Duros janë skuadra më në formë e momentit në Superiore teksa kanë 5 fitore radhazi. Laçi mposhti dje 1-0 Kastriotin dhe tregon se nuk janë vetëm një “mace e zezë” për ekipet e mëdha të kampionatit,  por është dhe një pretendent serioz për titull.

Kukësi ndërlikon akoma më shumë realizimin e objektivit të pjesëmarrjes në Ligën e Europës teksa u mposht 1-2 nga Partizani. Verilindorët renditen në vendin e pestë me 29 pikë. Tashmë, nënkampionët e Shqipërisë duhet të ndryshojnë menjëherë kursin në kampionat.

Tirana sheh larg tashmë edhe zonën e Europës. Kampionët në fuqi u mundën në shtëpi 0-1 nga Teuta dhe renditen në vendin e gjashtë me 26 pikë. Të eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, 10 pikë diferencë nga vendi i tretë, bardheblutë sfumojnë akoma më shumë shpresat për të luajtur sezonin e ardhshëm në kompeticionet europiane.

Kastrioti mposhtet për herë të parë nga Laçi këtë edicion. Pas dy ndeshjeve të para me bilanc pozitiv ndaj kurbinasve (1 fitore dhe 1 barazim), krutanët munden nga Laçi me golin e Lushkjas. Aktualisht, skuadra e Ramazan Ndreut pozicionohet në vendin e shtatë me 24 pikë pas 20 ndeshjesh, por janë komod për sa i përket mbijetesës pasi kanë 9 pikë më shumë se vendi i tetë i “play-out” që mbahet nga Bylisi.

Ballshiotët fitojnë derbin me Apoloninë në fushën e Fierit 0-1. Pas një serie humbjesh, skuadra e Dovedan merr një fitore me peshë morale teksa shpreson t’i largohet zonës së ftohtë të rënies nga elita. Bylisi ka 15 pikë pas 20 ndeshjesh.

Apolonia renditet në vendin  e nëntë me 13 pikë, dy më pak se Bylisi, ndrsa një rezultat me rëndësi morale mori dhe Skënderbeu, i cili frenoi Vllazninë kryesuese 1-1 në Korçë. Megjithatë, bardhekuqtë kanë ende shumë për të bërë së bashku me Apoloninë për të shpëtuar sezonin.

Related posts

CHELSEA MPOSHT NORWICHIN/ Lampard merr fitoren e parë

F.autor

SURPRIZA E SEZONIT/ Drejtori i Spalit: Vlejmë sa kartoni i Hysajt, si mund ta rivalizojmë Juven?

Isa.Autor

FYERJET RACISTE NDAJ KOULIBAYT/ Interi dënon tifozët “Zikaltër” për diskriminimin e mbrojtësit të Napolit

Delo.autor

Leave a Comment