Futboll Seria A Sport

“JEMI ENDE NË GARË PËR TË FITUAR NJË TROFE”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Ndaj Real Madrid do të luajmë për kualifikimin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti me anë të një interviste të lançuar me “L’Eco di Bergamo”, ka folur për ambicien e tij me Atalantën dhe për ndeshjen e fazës së 1/8 të Champions-it ndaj Realit të Madridit:

Atalanta në garë për tri tituj – “Do të na jepte shumë besim në ecurinë tonë. Jemi ende në garë për të fituar një trofe.”

Titulli kampion – “Jemi shumë larg skuadrave milaneze por jemi në rrugën e duhur për të qenë në katërt më të mirat.”

Juventusi – “Gjatë një ndeshjeje të vetme mund të ndodhë gjithçka.”

Real Madrid – “Real Madridi ka një histori të jashtëzakonshme, nuk jemi të barabartë, por do të luajmë për të kaluar turin. Jemi të vetëdijshëm që do të përballemi me një skuadër që ka fituar më shumë se çdo kënd tjetër.”

Benzema – “Nuk është vetëm ai, duke mbetur tek sulmuesit, edhe Vinicius dhe Asensio janë shumë të fortë, pasi nëse nuk do të ishin të tillë nuk do të luanin me një skuadër të këtij kalibri si Reali i Madridit.”, përfundoi Berat Gjimshiti.

Related posts

MOMENTE PREKËSE/ Vogëlushja amerikane emocionon IBRËN, ja arsyeja…(VIDEO)

Isa.Autor

UDINESE-INTER/ Nuk di të ndalet, Lukaku realizon golin nga… (VIDEO)

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ Në prag falimentimi, klubi italian përjashtohet nga Serie B për të luajtur sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment