Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Mbrojtësi Robertson: Bën çfarë deshën me ne. Nuk luftojmë për titullin…

Liverpool ka pësuar humbjen e dytë radhazi në shtëpi pas një serie të gjatë ndeshjesh pa pësuar humbje në sfidat e Premier League të luajtura në Anfield.

Këtë herë ka qenë Brighton që ka mposhtur Të Kuqtë, duke i çuar këta të fundit plot shtatë pikë larg Manchester City-t kryesues, që ka një ndeshje më pak.

Mbrojtësi Robertson ka komentuar momentin e vështirë, duke pranuar se skuadra e tij është jashtë luftës për titull.

“Brighton ka qenë skuadra më e mirë. Jemi shumë të zhgënjyer”, ka thënë ylli i Të Kuqve për BBC. “Kanë bërë me ne atë që donim të bënim ne me ata”.

Në lidhje në ndeshjen e ardhshme kundër Manchester Cityt:

“Çdo ndeshje kundër City-t është e rëndësishme, por ne nuk jemi në luftë për titullin në këtë moment. Jemi shtatë pikë mbrapa dhe ata kanë një ndeshje më pak. Duhet të kthehemi të hemi Liverpool-i që njohin të gjithë”.

Related posts

E FUNDIT/ Champions version “Super Bowl”? Presidenti i Bayern Munich zbulon planin

Delo.autor

“PAS CALCIOPOLIT MENDOJA T’I JEPJA FUND JETËS”/ Moggi rrëfen: Ai Juventus ishte kryevepra ime, por drejtësia…

Delo.autor

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur gruaja kap “mat” futbollistin e PSG-së duke e tradhtuar në hotel me modelen

Delo.autor

Leave a Comment